Subscribe

Pas dy vitesh diskutime më në fund në kuvend është depozituar ligji për falimentin. Fondi Monetar Ndërkombëtar, tre ministri dhe projekti Euralius për dy vite, arritën të bëjnë një draft tërësisht të ri, i cili zgjidh problemin e falimentit të ndërmarrjeve, nga një odise që zgjaste për vite me radhë në 10 ditë. Gjykata e falimentit do të jetë e vetme dhe askush nuk do të ketë të drejtë apelimi mbi vendimin e saj. 35 kompani, të cilat kanë gjysmë miliardi dollarë kredi të këqija në Banka, përfshihen në këtë ligj duke ulur efektivisht përqindjen e huave me probleme që ka sektori bankar. Ndryshe nga më parë, përparësi në dhënien e lekëve pas shitjes së aseteve të kompanisë që ka falimentuar tashmë ka bankat dhe të dytat janë taksat e qeverisë. Për herë të parë, ligji i falimentit sekuestron çdo pasuri të sipërmarrësit që ka shpallur falimentin dhe ia jep personave ku ai ka patur detyrime. Me këtë marrin fund skemat e mashtrimit ku firma të ndryshme shpallnin falimentin për degët që kishin lënë kolateral në banka dhe vijojnë suksesshëm bizneset e tjera. Ligji njeh edhe kreditorë preferencialë, këta quhen punonjësit që kanë pa marrë pagat në kompani vlera e të cilave nuk e kalon shumën e 5 milion lekëve të vjetra, ata kanë të drejtë të marrin paratë përpara të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *