Përfundon votimi për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.

 

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Numërimit të Kuvendit Kombëtar të PD ka bërë me dije se procesi i numërimit do të nisë në orën 20:30, për shkak se do të respektohet orari i iftarit.

 

“Komisioni Qendror i Numërimit të Kuvendit Kombëtar të PD njofton që për shkak se procesi i votimit sapo ka përfunduar, dhe një pjesë e komisionerëve në Komisionet e numërimit kanë agjeruar e kanë iftar, procesi i numërimit fillon në orën 20.30”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *