Përfundon faza e grupeve të Champions, kualifikohen Liverpool, Sevilla, Porto & Shakhtar

Liverpool, Sevilla, Porto dhe Shakhtar Doneck ishin 4 skuadrat e fundit qe siguruan te drejtën për te marrë pjesë ne raundin e 1/8-ve. Liverpool e mbylli fazën e grupeve ne vend te pare e pas shifrave impresionuese 7-0 ndaj Spartakut te Moskës.
Ne një mbrëmje magjike te kuqte e Jurgen Klop shënuan 3 gola ne pjesën e pare qe ne 19 minutat e para fale dopietes se Kutinjo dhe Firmino. Me fillimin e pjesës se dyte përballë një kundërshtari inekzistent Sade dhe Kutinjo thelluan diferencën. Ne minutën 74, sulmuesi senegalez shënoi një super gol për te vulosur triumfin e skuadrës angleze Mohamed Salah, 4 minuta nga fundi.
Ne slloveni, Seviljes i mjaftoi një barazim 1-1 me Maribor për te mbajtur vendin e dyte. Te zotet e shtëpisë surprizuan qe ne minutën e 10 me Tavares, ndërsa pas disa pritjeve te shkëlqyera portieri i Maribor u ndëshkua ne minutën e 75 nga Ganso.
Napoli i thotë lamtumire turneut prestigjioz te Europes ne grupin F. Skuadra e Elseid Hysaj duhej te fitonte ne Roterdam Port e te njëjtën gjë te bënte edhe Manchester City ne Ukraine. Italianet gjeten te paret rrjetën me Zielinski, por ne Harkov, gjate pjesës se pare Shakhtar shënoi dy gola kundër skuadrës se Pep Guardioles me Bernard dhe Ismaili . Fundi i hidhur për napolitanet qe u barazuan ne pjesën e pare, për t’u mposhtur ne minutën e 91.
Ne grupin G, Porto arriti një fitore te merituar 5-2 ndaj Monako duke vazhduar ëndrrën Champions. Dragonjtë shënuan tre gola qe ne pjesën e pare me Abubakar dopiete dhe Brahimi. Kamil Glik ngushtoi diferencën nga pika e bardhe ndërsa 4 minuta me vone vendasit shënuan përsëri me Alex Telles. Radamel Falkao shënoi përsëri për skuadrën e Principatës përpara se Tikinjo Soares te vuloste rezultatin.
Beshiktash i vendit te pare mbajti te njëjtin ritëm teksa fitoi 2-1 ne Laipcig me këtë te fundit qe largohen nga Champions. Kampionet e Turqisë gjeten rrjetën qe ne minutën e 10 me Negredo. Edhe pse gjermanet kthyen gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 87, ishte Taliska qe i dha fitoren turqve 4 minuta me vone.
Ne një ndeshje spektakolare Real i Madridit mundi Borusia Dortmund 3-2. Fillim i vrullshëm për kampionet e Europes ne 12 minutat e para fale rrjetave te Borha Majoral dhe Cristiano Ronaldo. Por Dortmund ne fundin e pjeses se pare dhe fillimin e te dytës gjeti barazimin me sulmuesin kryesor Obamejang. Goli i fitores për skuadrën e Zidan erdhi vetëm ne minutën e 81 me autor Lukas Vaskez.
Totenhem Hotspur e mbylli fazën e grupeve ne vend te pare ne grupin H fale fitores 3-0 ne Uembli ndaj Apoel Nikosia. Golat për londinezet u shënuan nga Fernando Jorente, Son Heung min dhe Nkudu.
Ditën e hëne ne orën 12 Uefa do te hedh shortin për raundin e 1/8-ve te Champions League qe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring.




