Subscribe

Pas një krize të tejzgjatur politike dhe thuajse gjashtë muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Maqedonia ka tashmë qeverinë e re. Para mesnate Parlamenti votoi me 62 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenim kabinetin e ri, që do të drejtohet nga kryeministri socialdemokrat Zoran Zaev. Deputetet shqiptarë të Lëvizjes Besa abstenuan.

 

Ata do të jenë pjesë e opozitës së re së bashku me VMRO-DPMNE. Lideri socialdemokrat arriti marrëveshjen për të bashkëqeverisur me partitë shqiptare BDI dhe Aleancën për Shqiptarët, që do të drejtojnë disa ministri dhe dy poste zëvendësministrash, ndërsa kanë edhe postin e kreut të Parlamentit.

 

Ardhja në pushtet e Zaev shënon fundin e qeverisjes së liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski, që drejtonte vendin për 11 vjet dhe që në vitet e fundit u godit nga skandali i përgjimeve, që zbuloi aktivitete korruptive te partise ne pushtet.

 

Gruevski fitoi 51 përqind të votave në zgjedhjet e dhjetorit, por nuk siguroi dot shumicën parlamentare për të formuar qeverinë. Pas disa javësh kontestime dhe nen presionin ndërkombëtar, presidenti Ivanov ia dha mandatin për të formuar kabinetin, kreut te LSDM, Zoran Zaev.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *