Subscribe

Bojkoti i Ligës Profesionistë konsiderohet tashmë I përfunduar.

Armand Duka dha lajmin për rinisjen e  Superiores pas takimit që pati me Ligën Profesioniste.

Kreu i FSHF shtoi se aktiviteti futbollistik do të nisë të dielën me Kupën e Shqiperisë ndërsa të mërkurën e ardhshme nis edhe kampionati.

Bojkoti, sipas Dukës e ka realizuar qëllimin e vet, dhe vetë numri një i FSHF u shpreh se gjërat janë në rrugën e duhur sa I takon realizimit të katër kërkesave që ka Liga Profesioniste dhe bota e futbollit në Shqiperi.

Më heret federata kishte lajmëruar nisjen e aktiviteteve futbollistike edhe të Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë dhe futbollit të moshave.

Një ditë më parë Fidel Ylli, përfaqësues I qeverisë kërkoi nisjen e aktiviteteve duke deklaruar se Rama kishte shprehur gatishmëri për ti plotësuar kërkesat Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *