Subscribe

Me përfundimin e 9 pallateve për banorët e prekur nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës në Manzë do të nisë dorëzimi i çelësave të shtëpive të reja. Përfitues nga rindërtimi i kësaj zone të qarkut Durrës, do të jenë 230 familje.

 

Përveç apartamenteve, përfitues nga fondi i rindërimit janë edhe 136 familje të tjera të cilat do të strehoen në shtëpitë e reja individuale.

 

Numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj bëri me dije se deri në fund të vitit, edhe banorët e prekur nga lëkundja sizmike në Spitallë do të futen në shtëpitë e reja. Ndërtimi i tyre është një bashkëfinancim i qeverisë me fondin e Abu Dhabit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *