Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka dekretuar largimin nga detyra si kryetar i KLSH të Bujar Leskaj.

 

Përmes një letre që kreu i shtetit Meta i drejton Leskajt, i kërkon atij që të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

 

“Nëse organi i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të përfaqësohej nga një funksionar tjetër dhe jo nga Kryetari i tij, kjo do të zhvishte atë nga mbrojtja kushtetuese dhe ligjore që ka ky institucion dhe në këtë mënyrë do të cënohej integritet dhe pavarësia e tij”.

 

Gjithashtu Meta ka theksuar se është duke vlerësuar përzgjedhjen e një kandidature të re, për t’ia propozuar Kuvendit, pasi ky i fundit rrëzoi emrin e Vitore Tushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *