Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg 13 persona me akuzën e përfshirjes në trafikun e lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Drogërat si kokaina, heroina dhe kanabisi kishin si destinacion Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe shtete të tjera të Bashkimit Europian.

 

Të pandehurit kanë bërë edhe kalim te paligjshëm të emigrantëve.

 

Aksioni nisi që në vitin 2016 dhe u finalizua në vitin 2019 me operaconin “Limit”, ku përfunduan në pranga 31 persona.

 

Gjykata ka dhënë dënimet të formës së preprë përkatësisht:

Sokol Mesini 10 vite
Enkeledi Sadik 8 vite
Kristo Çobaj 8 vite
Hysni Sadik 6 vite

Bektash Zenel 6 vite
Andrea Caca 9.4 vite
Besjan Zenel 8 vite
Bilbil Shqalsi 8 vite
Eljon Jaho 8 vite
Emiljano Kalemi 8 vite
Aleksander Pepi 8 vite
Festim Çorbaxhi 8 vite
Gjergji Muke 3.4 vite
Romeo Tare 3.4 vite
Rexhep Pipek 8 vite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *