E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët xhamia në Bulqizë, dëme të shumta materiale

Xhamia e fshatit Shupenzë në Bulqizë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e flakëve është dëmtuar çatia dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Mësohet se në kohën kur ka rënë zjarri nuk ka patur besimtar brenda.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës Bulqizë, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

Reklamë

Momentalisht dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e lënies ndezur të ndonjë ngrohëse, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe nga elektriciteti.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë