E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përfshihet nga flakët parlamenti në Rumani, 300 persona ndodheshin në ndërtesë

Parlamenti në Bukuresht, Rumani është përfshirë nga një zjarr.

Ka qenë një person, i cili ka vënë flakën ndërtesës, teksa ndodheshin 300 persona.

Reklamë

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.

Sipas mediave të huaja, një burrë i moshës 60-65 vjeç ka ndezur zjarr në ambientet e ndërtesës së parlamentit rumun. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë shuar flakët. Autori i dyshuar i ngjarjes ka arritur të arratisej nga vendngjarja.

Policia po punon për kapjen e të dyshuarit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë