E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe pyjore në Pogradec

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dushku në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit mesditën e kësaj të mërkure.

 

Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të konsiderueshme.

 

Reklamë

Dyshohet për zjarrvënie me qëllim, edhe pse akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

 

Në zonën ku ka rënë zjarri kanë shkuar punojës të shërbimit të njësisë administrative Dardhas për të ndihmuar në fikjen e tij.

 

Policia ka nisur hetimet për këtë zjarrvënie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë