E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, humb jetën 74-vjeçari

Një 74-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë, pasi është djegur brenda banesës së tij e cila ëhstë përfshirë nga flakët.

Gazetarja e Vizion Plus, Efrosina Papa bën me dije, se viktimë ka mbetur Guri Resulaj, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Reklamë

Nuk dihet ende nëse banesa është përfshirë nga flakët për shkak të cigares që ka konsumuar i moshuari, po të ndonjë shkëndije elektrike.

Sipas banorëve ai kishte dhe probleme të shëndetit dhe nuk lëvizte.Forca të shunta të policisë dhe efektivë zjarrëfikës në vendgjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e  dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik).  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më shumë video

Reklamë