E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përfshihet nga flakët një automjet në Berat, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hënë në Berat. Automjeti ka qenë duke qarkulluar në lagjen “30 Vjetori”, kur është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë ecjes. Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz- A Class, me targa AA 920 FH. 

Drejtuesi i mjetit, Qamil Poshnja, sapo ka parë flakët e zjarrit, ka dalë me shpejtësi nga mjeti pa lëndime dhe ka qëndruar në pritje të zjarrëfikësve. Ka qenë i shpejtë reagimi i Repartit Zjarrëfikës të qytetit, që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre në një kohë shumë të shkurtër. Por, edhe pse flakët e zjarrit u fikën shumë shpejt nga zjarrëfikësit, mjeti tip Benz u shkrumbuar totalisht.

Ekspertët e Shërbimit Zjarrëfikës, pas ekzaminimit të mjetit, kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elketrike në pjesën e përparme të motorrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë