Kronikë
Përfshihet nga flakët Kodra e Matranasë në Kuçovë

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi në qytetin e Kuçovës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha, e duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.
Fillimisht, kanë qenë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e para dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen.
Zjarrëfikësit mundën të shmangin përhapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin dhe tashmë janë duke mbajtur nën kontroll vatrat që aktivizohen nga era. Drejtori i MZSH-së Berat, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se ka qenë një aksion sa i vështirë, aq edhe i rrezikshëm për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave.



