Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Mokrën e Sipërme, në Pogradec. Flakët kanë përfshirë ambientet përreth në një nga vendet e shenjta dhe më të vizituara të kësaj zone, atë të Shën Marenës.

 

Ambientet rreth kishës janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur në pjesën më të madhe të tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

 

Mbetet e paqartë nëse zjarri ka ardhur nga pakujdesia e njerzve që vizitojnë vendin dhe qëndrojnë atje apo ndonjë pakujdesi e rojes së kultit. Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojes është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

 

Sipas të dhënave bëhet me dije se ka pasur rrjedhje gazi nga një bombël e vogël dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Gjithashtu raportohet se njëri nga rojet ka pasur edhe djegie në fytyrë.

 

Burime thanë se nga flakët është përfshirë rezidenca e klerikut të kësaj kishe si dhe pjesa më e madhe e konakut të kishës së Shën Marenës, kishe që i përket fundit të shekullit të 17 dhe fillimi të shekullit të 18. Kisha e Shën Marenes është momumet kulture i kategorisë së parë, siç janë të tilla gjithë objektet e kultit të zonës që ashtu si krahina e Voskopojës kanë njohur zhvillimin e tyre gjatë kësaj periudhe, zonë e cila përshkohet nga rruga Egnatia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *