E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përfshihet nga flakët e zjarrit banesa në Berat, shkak bombola e gazit

Një banesë një katëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme në lagjen “Barrikadë” në Berat, prapa shkollës 9-vjeçare “Zihni Toska”.

Burime për Vizon Plus bëjnë me dije se në banesën në pronësi të shtetasit Bastri Arapi është djegur plotësisht një nga dhomat. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Zjarrëfikësit lokalizuan në kohë flakët, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave ngjitur.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje shkuan grupet e shërbimit zjarrëfikës, të cilët me ndihmën e forcave të policisë bën të mundur nxjerrjen e banorëve nga banesa, pa lëndime.

4 mjetet zjarrëfikëse dhe 15 efektivët zjarrëfikës mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me banesën që po digjej. Sipas shërbimit zjarrëfikës Berat, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi, që rridhte./vizionplus.tv/

 

Më shumë video

Reklamë