E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Një banesë në katin e dytë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, të cilat përdorën shkallët për të hyrë nga ballkoni, zjarri është vënë nën kontroll brenda pak minutash.

Fatmirësisht, nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të kufizuara. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë