E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përfshihet nga flakët banesa në Mat, lëndohet i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Vinjoll të Matit. Për pasojë, ka mbetur i lënduar lehtë i moshuari, i cili ndodhej brenda në banesë.

 

80-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Reklamë

Si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.

 

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë