E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 38 minuta më parë
Sport

Përforcim i ri/ Juventus gjen akordin me sulmuesin e “Serisë A”

Skuadra e Juventusit po planifikon sulmin për sezonin e ardhshëm dhe siç raportojnë mediat italiane, klubi bardhezi ka gjetur akord me Arkadiusz Milik.

“Juventus ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Napolit”, bën të ditur Gianluca di Marzio.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të ri për zëvendësimin e argjentinasit Gonzalo Higuain i cili pritet të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Përsa i përket sulmuesit polak Milik, tashmë pritet vetëm një marrëveshje mes 2 klubeve, Juventusit dhe Napolit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë