Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur rritja e pagave për bluzat e bardha. Pagat e mjekëve të përgjithshëm do të rriten me 20 mijë lekë mbi pagën e tyre, ndërsa të infermierëve me 15 mijë lekë. Nga rritja e pagave përfitojnë 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor.

Koçiu: Vendimi i sotëm vazhdon të rrisë akoma më shumë pagat dhe shpërblimet për punonjësit e shëndetësisë. Filloi në vitin 2023 me një rritje historike të mjekëve specialistë me 50 mijë lekë mbi pagën e tyre. Vijon këtë vit për të rritur pagat e mjekëve të përgjithshëm me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese dhe të gjithë infermierët me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese. Një premtim i mbajtur ky i qeverisë dhe kryeministrit Rama. Do të kemi një respektim të figurës së mjekut për ta vendosur atë në pozita të barabarta me profesionistët e sistemit shëndetësor në vendet evropiane. Nga vendimi i sotëm përfitojnë 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor. Janë dhe punonjësit e administratës së sistemit shëndetësor të cilët përfitojnë një rritje 15-20% të pagës së tyre aktuale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *