Subscribe

3 ditë  para samitit të  Procesit të  Berlinit, në  Tiranë janë mbledhur kryetarët e komisioneve të  integrimit të 6 vendeve të Ballkanit perëndimor për të  diskutuar rolin që  parlamentet e vendeve tona kanë  në  këtë proces.

 

Kryetarja e Komisionit për Integrimit Evropian Jorida Tabaku vuri në  dukje se përtej debateve politike, nuk ka dallime në  qëndrimin se procesi i integrimit të  6 vendeve të  rajonit në  Bashkimin Evropian kërkon një  rol më  të  madh të  parlamentit.

 

JORIDA TABAKU

KRYETARE E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT

 

“ Ne debatojmë për shumë gjëra, por për ketë ramë dakord që parlamenti duhet të ketë patjetër një rol kyç në Procesin e Berlinit.”

 

9 vite pas idesë së  ish-kancelares gjermane Angela Merkel për të  krijuar procesin e Berlinit, sot ky proces ka sjellë  produkte konkrete.

 

 

IGLI HASANI

MINISTER PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

 

“2 vjet më parë ne krijuam një zonë të lirë roaming mes vendeve të rajonit. Kurse në 1 tetor të këtij viti patëm edhe uljen e konsiderueshme të tarifave të roaming me BE. Ose, për të sjellë një shembull më domethënës, do të përmendja korridoret e gjelbra, që ishin jetike gjatë periudhës së pandemisë për të mbajtur gjallë tregtinë e lidhjet logjistike me rajonin e Europën. Apo marrëveshjet për lëvizshmërinë e profesioneve të rregulluara, që u mundësojnë njerëzve të udhëtojnë më lehtë ose të shfrytëzojnë mundësitë e punës brenda Ballkanit Perëndimor.”

 

Sekretarja e përgjithshme e këshillit të  bashkëpunimit rajonal Bregu theksoi se për rajonin tonë  bashkëpunimi është jetik.

 

 

MAJLINDA BREGU

SEKRETARE E PERGJITHSHME RCC

 

“Ka arsye pse rajonet po bashkëpunojnë në  botë , sepse ne kemi nevojë  të  bëhemi më  të  mëdhenj. Dhe për Ballkanin perëndimor kjo është vërtet e rëndësishme.” 

 

Ky është takimi i fundit në  prag të  samitit të  16 tetorit ku liderët e Bashkimit Evropian së  bashku me liderët e Ballkanit perëndimor do të  mblidhen së  bashku për të  diskutuar pë rspektivë n e integrimit europian të  vendeve tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *