Subscribe

Një konferencë ndërkombëtare u mbajt në Tiranë me tematikën se çfarë Shqipëria dhe Ballkani i ofrojnë Bashkimit Europian.

 

Ky aktivitet erdhi në një kohë kur në kryeqytet mbahej samitit BE-Ballkani Perëndimor.

 

Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte rritja e bashkëpunimit dhe përfitimet e ndërsjella që sjell integrimi i Shqipërisë dhe rajonit në Union.

 

Të pranishëm në diskutimi ishin ambasadorë, akademike, studiues, eksperte të çështjeve europiane nga Shqipëria, Italia dhe Spanja e të tjerë. Në panele u diskutua se çfarë sjell Shqipëria dhe Ballkani në BE sot dhe në të ardhmen.

 

Konferenca ishte një bashkëpunim i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, Institutit të Medias dhe ambasadave italiane e spanjolle si dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *