Subscribe

Krerët më të lartë të Bashkimit Europian pak ditë më parë dhanë nga Brukseli mesazhin e qartë se Shqipëria është shumë pranë çeljes së negociatave për anëtarësim. Përfitimi nga stabiliteti politik, sipas deputetit socialist Ervin Bushati përkthehet në përfitim direkt ekonomik.

 

Sektori që pritet të përfitojë më shumë nga fondet e Bashkimit Europian është bujqësia, e cila konsiderohet si një ndër motorët e zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se reformat e ndërmarra nga qeveria e Tiranës janë pozitive, kryesisht ajo në drejtësi dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Por çfarë kërkohet është vijueshmëria e tyre në muajt e ardhshëm, në mënyrë që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *