Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, autorizoi Sekretarin e Përgjithsëm të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, Vasil Sterjovski të pranoj mandatin e Deputetit për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe në Kuvend të përfaqësoj programin e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian.

 

Në bazë të marrëveshjes parazgjedhore të vitit 2017 midis dy partive Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Vasil Sterjovski si kandidat i partisë AMIE, ishte i pesti në listën e LSI-së, për Qarkun e Korçës. Vasil Sterjovski dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, duke pranuar të jetë pjesë e opozitës parlamentare.

 

Vasil Sterjovski është aktivist i njohur për të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri. Ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin “Shën Kirill dhe Metodij”, në Institutin e Historisë Kombëtare, Shkup, Maqedoni, në fushën e historisë, me kërkim shkencor për Maqedonasit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *