Pas një sezoni zhgënjyes Real Madrid duket se ka gati projektin për t’u rikthyer dhe njëherë në majat e futbollit europian.

 

Me rikthimin në pankinë të Zinedin Zidanë, Perez ka gati dhe strategjinë për sezonin e ardhshëm me qëllim rikthimin tek fitimi trofeve.

 

Sipas të përditshmes madrilene “Marca”, Real Madrid ka gati listën e lojtarëve që do të blejë gjatë merkatos së verës.

 

Në krye të lsitës qëndron treshja Hazard, Mbappe dhe Pogba. Tre lojtarë që Zidane i ka në preferencat e tij dhe që I do me patjetër në ekip.

 

Tekniku francez shpreson që t’I afrojë të tre në ekip pasi dhe vetë tre futbollistët kanë shprehur dëshirën për të punuar me Zidane.

 

Por pavarësisht dëshirës mbetet për t’u parë se sa do të finalizohet operacioni blerjes së tyre pasi si Chelsesa, ashtu dhe PSG apo Manchester United nuk kanë në plan që të lëshojnë yjet e tyre pavarëisht dëshirës së lojtarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *