E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përdornin shtëpinë e dajës për të kultivuar kanabis/ Arrestohen të rinjtë

Policia e Kuçovës arrestoi dy të rinj të cilët merreshin me kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit e arrestuar janë Gerald Gjika, 30 vjeç dhe Gentjan Bilishi, 37 vjeç.

Efektivët ishte njoftuar se të dy ata merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa ku u gjetën 100 kubikët me kanabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, shtetasit Agron Demaj, që jeton në Greqi.

Fakti që banesa e Demaj ishte bosh dhe për të kujdesej nipi ka favorizuar të rinjtë për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike.

Vazhdo të lexosh