E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Kronikë

Përdornin lokalin për të shitur drogë, pranga dy të rinjve

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Korcës pasi përshtatën lokalin për përdorim droge.

Gjatë operacionit policor të koduar “Pazari”, u prangosën në flagrancë H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë si dhe K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan të Maliqit.

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Këta dy shtetas shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë