E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Përdorni maska kur bëni seks”

Autoritetet shëndetësore në Kanada u bëjnë thirrje qytetarëve që të përdorin maska kur bëjnë seks me një person jashtë shtëpisë së tyre.

Këshilla u dha nga Dr. Theresa Tam, e cila gjithashtu sugjeroi që të shmangen edhe puthjet.

Reklamë

“Ashtu si aktivitetet e tjera gjatë COVID-19 që përfshijnë afërsi fizike, ka disa gjëra që mund të bësh për të minimizuar rrezikun e infektimit dhe përhapjes së virusit”, tha ajo.

Madje, Theresa Tam shtoi se më e sigurta është që seksi me persona jashtë shtëpisë të shmanget gjatë pandemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë