Përdorimi i shesheve ne qytetet e Shqipërisë per aktivitetet elektorale është bere pjese e punës se taks forcës se posaçme per zgjedhje. Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija i ka kërkuar informacion kreut te bashkisë se Vlorës Dritan Leli per sheshin përpara pallatit te sportit,  pas shqetësimeve qe kane ardhur nga Lëvizja Socialiste per Integrim te cilës iu refuzua kërkesa per përdorimin e këtij sheshi, pasi nje force tjetër politike do ta përdorte përgjatë gjithë fushatës. Zv/ kryeministrja Mandija ka kërkuar të vihet në dijeni se për cilin subjekt politik është dhënë në përdorim sheshi; llojin e aktivitetit për të cilin është dhënë leja; praktikën e ndjekur si dhe bazën ligjore në të cilën është mbështetur në dhënien e lejes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *