Sekreti i mbajtjes së aromës së parfumit nuk qëndron tek çmimi i tij por te mënyra se si e përdorni ju atë. Kur nuk dini ta përdorni parfumin e preferuar, ju vetëm e harxhoni kot pa e marrë efektin që e dëshironi.

 

Në fakt, ju mund t’i frikësoni edhe njerëzit afër jush me aromën tuaj.

 

Ku duhet ta aplikoni parfumin që të keni efektin e dëshiruar?

 

Në zonën prapa veshëve dhe kyçeve të dorës

Në këto zona, enët e gjakut janë vërtet afër sipërfaqes së lëkurës, ndërkaq pulsi dhe temperatura do ta ndihmojnë aromën të shpërndahet.

 

Në flokë

Është fakt i njohur mirë se flokët e ruajnë aromën falë teksturës që kanë. Sidoqoftë, ju duhet t’i mbani mend disa truqe: parfumet që përmbajnë alkool i thajnë flokët, prandaj në vend se ta aplikoni direkt në flokët, parfumet e tilla spërkatni në furçë të flokëve para se ta përdorni.

 

Në pjesën e pasme të qafës

 

Kjo ndoshta është zona më e “fuqishme”: e mban aromën më gjatë sesa zonat tjera!

 

Në pjesën ku lakohet bërryli

Ekspertët e parfumit thonë se kjo është zonë më e përshtatshme sesa qafa apo kyçi i dorës. Kushtoni vëmendje faktit se lëkura në këtë zonë është shumë e butë, prandaj ka pak më shumë rrezik të keni reaksion alergjik si pasojë e përbërësve të parfumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *