E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Sociale

Përdorimi i antibiotikëve pa “karar”, farmacistja: Shqiptarët duan antibiotikë pa recetë! Shala: Nuk kemi kulturë sporti

Shqiptarët janë të prirur të marrin antibiotikë për çdo problem të vogël shëndetësor. Sipas një sondazhi nga OBSH, vendi ynë renditej me një % shumë të lartë të marrjes së ilaçeve, ku me 59% për të kuruar ftohjen si dhe 78% për përdorim të panevojshme.

Farmacistja Ervina Mamaj e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” tha se shqiptarët duan të marrin antibiotikë pa recetë.

Reklamë

Nga ana tjetër, doktori Ilir Alimehmeti deklaroi se duhet të mësohemi që t’ua shpjegojmë fëmijëve që në moshë të hershme që të ushqehen shëndetshëm, për të parandaluar antibiotikët.

Sportistja Klodiana Shala tha se vendi ynë nuk ka kulturë sporti, pasi nuk kryejnë asnjë aktivitet. Ajo tha se shqiptarët duhet të heqin makinën, të heqin ashensorin, të bëjnë ecje.

Reklamë

Agronomi Zef Gjeta dha një mesazh ku theksoi se gjëja kryesore është të hash ushqim të shëndetshëm.

Pjesë nga biseda:

Mamaj: “E di unë se çfarë më bën mirë mua apo se çfarë i bën mirë fëmijës sime”, janë   fjalët më të shpeshta që na thonë pacientët. Recetat duhet të jepen nga ekspertët. Duhet të mësohemi t’i drejtohemi specialistit përkatës. Nuk do kemi më cfarë antibiotikë të përdorimin për patologji të ndryshme. Në tërë botën po ndodh ky fenomen, përdoret antibiotiku pa kriter. Shpesh vinë pa receta, por na ndodh dhe që vinë receta të gabuara nga mjeku. Farmacisti është korrigjimi i mjekut. Vetëm ditën e djeshme më erdhi një person me një recetë, pasi kishte këtë virozën që qarkullon me diarre, mjeku i kishte dhënë antibiotikë agumentin që e shton diarrenë

Alimehmeti: Interneti na ka përdorur edhe emrin, imazhin, figurën për të shitur më shumë, për të bërë ata dy lek. Janë mashtrime nuk janë të vërteta, kanë përdorur emrat e shumë mjekëve

Shala: Ne nuk kemi kulturë sporti.

Prifti: Nga vitet 2020-2022 ne kemi qenë të katërit nga fundi në sport, në vitin 2023 kemi shkuar të parafundit, vendi i fundit është Malta.

Shala: Nuk është e thënë të shkosh në palestër, por hiq makinën, hiq ashensorin. Unë jam në këmbë gjithmonë edhe pse merrem me aktivitet sportive. Unë veç jashtë Tiranës dal më makinë. Nuk kemi pse hamë shalqirin në dhjetor dhe janar, e ham kur është në stinë, ta kemi bio, të freskët

Alimehmeti: Si na qetëson ne kamomili. Ne ulemi pimë një caj të ngrohtë, marrim hedhim dhe një gjë sipër kur është ftohtë edhe bëjmë një bisedë të mirë. Edhe thotë më qetësoi kamomili, jo të qetësojnë të gjithë bashkë.

Gjeta: Nëse ne nisim të marrim një domate bio, duhet të fillojmë që nga fara, dheu, uji, dora që e vlen, a ke dorashka, arka që e transmeton.

Prifti: Cfarë duhet bërë për t’i ndërgjegjësuar shqiptarët?

Alimehmeti: Nuk mund ti mbushësh mendjen dikujt, kur i është mbushur mendja për diçka tjetër. Kjo bëhet me mekanizma kontrollues. Duhet ta shtrishë kudo, shpjegoja fëmijëve, është e rëndësishmë që ta dinë që fëmijë. Si do ua shpjegojmë ne fëmijëve kur sa bie pushimi ata venë marrin patetina dhe molto. Rrini sa më afër natyrës.

Shala: Ne duhet të shkojmë tek profesionistët, doktori i duhur, sportisti i duhur.

Mamaj: Sensibilizimi duhet të fillojë nga poshtë dhe lartë, si për sportin, si për ushqimin

Gjeta: Po mundëm të hamë mirë i kemi ilacet brenda

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë