E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përdori sprajt me lëndë gazi në shkollë/ Procedohet nxënësi 19-vjeçar

Një nxënës i moshës 19 vjeç në Fier u procedua penalisht këtë të premte nga policia. Ai akuzohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi në shkollën “Janaq Kalica”.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, ai ka “bashkëpunuar” edhe me dy nxënës të tjerë, të cilët po ashtu janë proceduar. Bëhet fjalë për shtetasin Xh. B., banues në Levan të Fierit, nxënës në vitin e tretë në shkollën ku u helmuan 60 nxënës.

 

I riu akuzohet për  “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Pak ditë më parë 60 nxënës u ndjenë keq gjatë orës së mësimit dhe u transportuan menjëherë në spital. Sipas policisë, ata u helmuan me spraj piper.

Vazhdo të lexosh

Reklamë