Subscribe

“Nxora armën për të qëlluar në momentin që konflikti po degradonte”, kështu është shprehur para uniformave blu ish gardisti martin nikolli që bashkë me anëtarë të tjerë të familjes së tij dhunun barbarisht paraditen e te dieles me mjete të forta pjestaret e familjes kaci në hamallaj të Durrësit.

 

 “Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Mës pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër, dhe qellim ka qene per te ndaluar konfliktin” mesohet te kete vijuar deshmine e tij ish punonjesi I gardes.

 

Te shtunen anëtarët e familjes Nikolli  goditen me shkopinj bejsbolli dhe sende te tjera te forta fqinjet e tyre e tyre me mbiemrin Kaçi. Ish gardisti dhe te afermit e tij Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli i  zune rrugën të moshuarit duke i erkuar llogari pse po i shihte.

 

Pas këtij moment ata nisen të dhunonin 80-vjeçarin. Djemtë e të moshaurit Paulini, Kastrioti dhe Saimiri nderhyne per te mbrojtur babain e tyre por u dhunuan barbarsisht

 

Policia shoqëroi 6 personat e përfshirë në këtë konflikt, ndërsa menjeher nikolli u përjashtua nga radhët e gardës së republikës dhe më pas u vu në pranga. shkak i konfiktit u bë rruga e lagjes, ku pjestaret e familjes Nikolli i kërkonin fqinjve të hiqnin rrethimet pranë pronës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *