E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përdhunuan, vranë dhe hodhën në rezervuar 51 vjeçaren/ Burg përjetë për Ervis Zotajn, 33 vite për dy të miturit

Gjykata e Fierit shpalli fajtor tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen makabre të 51-vjeçares, Drita Saliaj.

 

Reklamë

Pasi u njohen me provat e paraqitura nga organi i akuzës, togat e zeza vendosën burg për jetë për autorin e krimit, Ervis Zotaj.

 

Reklamë

Ndërkohë për dy bashkëpunëtorët e tij të mitur u dhane 33 vite burg në total.

 

Përkatësisht 16 vite për Sindi Shehajn dhe 17 për Luis Saliajn, të afërmin e 51-vjeçares.

 

Krimi ndodhi në 5 janar të vitit 2020 në fshatin Gjerbë, ku tre të rintjë i shkuan në shtëpi viktimës për të blerë kanabis. Por situata agravoi dhe më pas ata e përdhunan dhe e hodhën në rezervuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë