Dy të rinj nga Fieri janë arrestuar, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare se është përdhunuar nga këta persona. Ngjarja ka ndodhur më 5 maj.

Në pranga përfunduan M. G., 26 vjeç dhe O. A., 25 vjeç. Një prej tyre është dënuar më herët për kundërshtim dhe goditje të një prokurori.

Ndalimi i tyre u bë pas kallëzimit të bërë nga e reja se në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe kërcënuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *