E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përdhunoi dhe vrau 50 vjeçaren/ Të burgosurit përbuzin Ervis Zotajn

26 vjeçari Evis Zotaj i cili është një ndër autorët e dyshuar të vrasjes makabre të 50-vjeçaren Drita Saliaj në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, është dërguar në paraburgim në qytetin e Fierit.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se të burgosurit e tjerë të cilët ndodheshin në këtë institucion, kanë refuzuar të pranojnë Zotajn të vuajë dënimin në sektorin e tyre.

 

Të burgosurit kanë sharë dhe përbuzur 26 vjeçarin për krimin makabër ndaj 50 vjeçares.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku Ervis Zotaj, nipi i burrit të viktimës dhe një tjetër preson, përdhunuan dhe vranë Drita Sliajn, trupin e të cilës e hodhën më pas në një rezervuar me ujë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë