Subscribe

Gazetaria bullgare Viktoria Marinova është gjetur e vdekur në një park në Rousse, në pjesën verilindore të Bullgarisë. Nga hetimet rezulton se gazetarja ishte përdhunuar dhe më pas mbytur. Trupi i saj u gjet i pajetë nga kalimtarët të cilët njoftuan policinë.

 

Prokurori Rajonal i Ruse Georgi Georgiev tha se telefoni celular i Marinova, çelësat e makinave, syzet dhe një pjesë e veshjeve të saj mungonin kur trupi  u gjet. Marinova ishte drejtoresh administrative e televizionit të vogël lokal dhe kohet e fundit kishte nisur një program te ri te titulluar “Detektor”. Nuk është ende e qartë nëse vrasja e 30 vjeçares lidhet me punën e saj si gazetare. Megjithatë hetimet janë shtrire ne disa pista. Gjatë vitit të kaluar, Marinova ka raportuar mbi një hetim për korrupsionin e zyrtarëve mbi fondet e bashkimit Europian. Transmetimi i saj i fundit ishte intervista me gazetarin rumun Attila Biro dhe një koleg bullgar, Dimitar Stojanov, të cilët po shqyrtonin akuzat për mashtrim me fondet e BE.

 

Sipas informacioneve jo zyrtare, Marinova i kishte thënë miqve të saj se do të stërvitej pikërisht në zonën ku ndodhi dhe ekzekutimi. Ministri i Brendshëm bullgar e përshkroi vrasjen si “jashtëzakonisht brutale”. Ndërsa kryeministri Bojko Borisov u shpreh i bindur se hetuesit do të zbulojnë autorin e vrasjes. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bëri thirrje autoriteteve bullgare të bëjnë një “hetim rigoroz dhe tërësor” .

 

Përfaqësues te organizatave qe mbrojnë lirinë e medias dënuan vrasjen dhe kërkuan hetim te shpejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *