Bota
Përdhunohet 11-vjeçarja në Indi, arrestohen 17 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi ku shtatëmbëdhjetë burra akuzohen në Indi për përdhunimin në grup të një vajze 11 vjeçe, në qytetin Çenai.
Sipas informacioneve të policisë bëhet me dije se vajza është përdhunuar vazhdimisht që nga fillimi i vitit. I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është administrator i ashensorit në bllokun e apartamenteve ku banonte e mitura.
Reklamë
Ai dyshohet se e ka droguar vajzën dhe ka ftuar burra të tjerë për ta përdhunuar.
India po përjeton rritje të zemërimit publik mbi numrin e sulmeve të dhunshme seksuale në këtë vend.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




