Subscribe

Zbardhet dëshmia e Kabul Hundës para oficereve të Policise Gjyqesore në Gjirokastër.

Mësohet se 54 vjeçari është marrë me forcë mbrëmjen e djeshme në ambientet e Policise së Gjirokastrës pasi kërkonte të mësonte se për çfarë do të shoqërohej në polici. Ai është marrë në pyetje në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme nën një situatë të rënduar. Kur i është komunikuar ngjarja e ndodhur, ai ka filluar të bërtasë dhe replikuar me oficerin e policisë gjyqësore ndonëse ishte prezent edhe një avokat i vendosur nga shteti. Mësohet se 54 vjecari ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura të pretenduara për përdhunim sistematik nga 16 vjeçarja.

“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar Hunda.

Seanca pyetesore është karakterizuar me pauza disa minuteshe për shkak të gjendjes tepër të rënduar emocionale të 54 vjeçarit i cili në një moment i ka rënë murit me koke. Pas refuzimit të dhënies së shpjegimeve të tij, dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës pasi pritet të plotësohet me dy dëshmi të tjera. Pritet dosja t’i dorëzohet prokurorit të çështjes që është i specializuar për rastet e dhunimit te fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *