Subscribe

Djali i 65-vjeçarit që përdhunoi të miturën në Tiranë pranoi se babai i tij është fajtor.

Ai dha një prononcim për mediat dhe bëri me dije se të atin e ka denoncuar edhe më herët për të abuzim seksual.

Djali shtoi se ka patur edhe përplasje fizike me babanë e tij për këtë çështje. Ai i bëri thirrje drejtësisë që të veprojë.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim atë.”

Pak ditë më parë policia vuri në pranga katër persona, mes të cilëve edhe 65-vjeçarin që ishte roja e shkollës ku shkonte edhe 15-vjeçarja.

Ai e kërcënonte të miturën se do t’i shkruante emrin në mure nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ai ka filmuar momentin intim dhe më pas ua ka treguar edhe tre të rinjve të tjerë, të cilët po ashtu abuzuan seksualisht me vajzën, duke përfituar nga videoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *