Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Berat, ku dy adoleshente dyshohet të jenë përdhunuar. Ministri Balla shprehet se autorët, tanimë të arrestuar, do të përballen deri në fund me ligjin. Ai shtoi se do bëhet gjithçka që raste të tilla të evitohen dhe dhuna me bazë seksuale të dënohet.

“Policia e Shtetit Berat ka arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë dy persona të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa njëra prej viktimave është e mitur. Do bëjmë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri”, tha ai.

Lexo edhe :

Related Posts

Dy vajza, 16 dhe 19 vjeç, raportohet të jenë përdhunuar nga dy persona tanimë të arrestuar. Autorët 33 dhe 20 vjeç janë arrestuar dhe policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *