E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Përcillet sot në banesën e fundit babai i Hashim Thaçit, nisin homazhet! Ish-Presidenti s’i thotë dot lamtumirë të atit

Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi ndërroi jetë më 16 mars, ndërsa ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit.

Familja Thaçi ka hapur sot dyert për homazhe. Shumë qytetarë janë mbledhur për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Reklamë

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e afërt, përfshirë nëna, gruaja dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërsa ish-Presidenti nuk është lejuar nga Gjykata Speciale që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, ndërsa varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë