Për gazetarin Mentor Kikia, situata e tensionuar në kampin blu mund të përshkallëzohet nëse do të ketë ndërhyrje në bazë, ku, sipas tij, militantët do të ishin të gatshëm të konfrontoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

 

“Do të fillojnë të ndërrojnë bravat e dyerve. E rëndë për një parti politike që ka një histori nga pas. Ajo që shpresoj mos të ndodh është që konfrontimi mes Bashës dhe Berishës, edhe një pjese të ngushtë të mbështetësve, të mos fillojë të interferohet deri në bazë, ku ka militantë deri të verbër, të gatshëm edhe të përplasen fizikisht me  njëri-tjetrin në emër të dashurisë për liderin e tyre”, deklaroi Kikia në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

 

I pyetur nëse ishte e gabuar vajtja në selinë e PD e Berishës dhe mbështetësve të tij, Kikia pohoi: “Do të ndodhte. Unë mendoj që PD është ndarë dhe të dyja palët vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gabim, duke neglizhuar ekzistencën e palës tjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *