Fifa ka përcaktuar zyrtarish vazot për shortin e fazës kualifikuese për Botërorin e 2022.

Shqipëria do të jetë përfundimisht në vazon e katërt. Edhe dy fitoret e fundit në Ligën e Kombeve nuk e shpëtuan ekipin kuqezi nga vazo e 4.

Disa rezultate jo të mira në fillim të edicionit të fundit të Ligës së Kombeve, i hoqën mundësinë Shqipërinë për të qenë pjesë në vazon e tretë.

Në vazon e katërt janë gjithashtu edhe Bosnja, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia , Gjerogjia dhe Luksemburgu.

Shorti do te hidhet ne 7 dhjetor ne Zvicer.

 

Vazo 1: Belgjika,:Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia,Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.

Vazo 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

Vazo  3: Rusia, Hungaria, Republika e Irlandës, Republika Çeke, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

Vazo 4: Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

Vazo  5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

Vazo 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtajni, Gjibraltari dhe San Marino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *