Përcaktohet ora e seancës, socialistët kërkesë Ministrisë së Brendshme të marrë masa

Mazhoranca ka përcaktuar orën se kur do të zhvillohet seanca plenare të martës.
Sipas informacioneve, seanca pritet që të zhvillohet në orën 10:00.
Vendimi për orën u është njoftuar deputetëve gjatë mbledhjes së grupit të PS që u zhvillua paraditen e kësaj të hëne, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një lëvizjeje të orarit.
Mësohet gjithashtu se gjatë mbledhjes së grupit I ëhstë kërkuar ministrisë së Brendshme që të garantojë sigurinë fizike të deputetëve të mazhorancës. Kjo për faktin se opozita ka paralajmëruar se do të protestojë pavarësisht se I është refuzuar leja nga policia.
Në seancën plenare të së martës pritet që të bëhet edhe betimi i katër deputetëve të rinjë të LSI që do të marrin sot mandatin nga KQZ.




