Subscribe

Protesta e studentëve nuk është më e unifikuar sikurse ndodhi në 3 javët e para të dhjetorit.

 

Në Vlorë studentët i janë rikthyer auditorëve duke zhvilluar mësim.

 

Ata kanë kërkuar plotësimin e 5 kërkesave që kanë pasur dhe pasi senati pranoi pikat e tyre, të rinjte iu janë rikthyer auditoreve këtë të martë.

 

Në Elbasan situata është dicka më ndryshe.

 

Një pjesë e mirë e studenteve janë paraqitur ne auditore për të nisur mësimin por një pjesë tjeter vazhdojnë të rezistojnë duke protestuar.

 

Rë hënën madje nuk munguan edhe përplasjet verbale mes vetë të rinjve në lidhje me qëndrimet e tyre të kundërta për ecurine e protestës.

 

Në Durrës këtë të martë nuk ka pasur protest ndonëse numri I atyre që janë paraqitur në universitet për process mësimor nuk ka qënë I madh për shkak edhe të temperaturave shumë të ulëta.

 

Me hëret nga Korca, gazetari I Vizion Plus, Tonin Frroku raporti futjen në mësim të një pjesë të studenteve, ndërsa një numër I vogël protestonin jashtë dhe vendosnin pankarta për vijimin e protestës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *