E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Përçahet opozita në Kosovë?

Opozita ne Kosove duket se po shkon drejt përçarjes. Pas anulimit te protestës, lideri i AAK-se Ramush Haradinaj ka deklaruar ne nje interviste, se ai nuk është politikani i gazit lotsjellës. Ky qëndrim ka sjelle reagimin e Vetëvendosjes, qe e cilëson si fyerje ndaj deputeteve opozitare ketë deklarate. Me herët, partitë opozitare shtynë protestën e paralajmëruar për të shtunën, për të kërkuar largimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Vendimi pasoi këshillimet ndërmjet tyre, por burime edhe brenda partive thonë se ka patur mospajtime për hapat e ardhshëm për të kundërshtuar institucionet e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë