E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Përbindësh, plehrë”/ Vërshojnë komentet negative për vrasësin e Caroline

Mijëra komente negative për 32-vjeçarin Babis Anagnostopulos, që vrau gruan e tij 20-vjeçare në Greqi.

 

Gjithçka filloi kur ai pranoi krimin që i tronditi të gjithë. Mijëra përdorues të Instagram-it komentuan në foton e fundit të tij, që ai kishte hedhur menjëherë pas ngjarjes.

 

Reklamë

Ishte një foto e lumtur nga dasma e tyre, me mbishkrimin: “Përgjithmonë bashkë. Udhëtim të mbarë dashuria ime”. Deri të enjten pasdite komentet në këtë foto ishin 4.500 dhe qytetarët solidarizoheshin me dhimbjen e tij.

 

Por mëngjesin e kësaj të premteje numërohen mbi 22.500 komente, të mbushura me mllef ndaj tij. “Përbindësh, llum, plehrë”, janë disa nga komentet për pilotin 32-vjeçar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë