Ish-kryeministri, Sali Berisha ka mohuar sërish akuzat që rëndojnë mbi të mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”. Ai shprehet se kjo është vetëm një përpjekje monstruoze e qeverisë për të sulmuar opozitën dhe zhvendosur vëmendjen nga aferat e saj.

 

“Përbën përpjekjen më monstruoze të vendosjes së kontrollit politik policesk mbi veprimtarinë e qeverisë dhe parlamentit nga një grup prokurorësh të lidhur si mishi me thoin me pushtetin kriminal të Edi Ramës.

Dëshmon se çdo pushtet përcaktohet dhe kontrollohet nga Edi Rama përmes 4-5 larove të tij skapistë.

Dacibao e djeshme ndaj reformave, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra dhe në disa raste, mbarë shqiptarët, e bën këtë çështje procesin politik të shekullit”, tha ai.

 

Ndërsa refuzon të përballet me togat e zeza, Berisha e konsideron SPAK si institucion të “kapur” nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij argumentet e drejtësisë nuk qëndrojnë as për të dhe as për dhëndrin e tij, tanimë të arrestuar.

 

 

“Dje u njohua ju me njohjen monstruoze të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, që shkruanin në dacibaon e tyre se vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 përqind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, nga i cili kanë përfituar qindra e mijëra shqiptarë, duke blerë objekte në privatizim, legalizuar banesat e tyre dhe destinacione të tjera.

 

Ky vendim sipas tyre qenka marrë për të ndihmuar dhëndrin tim, i cili kishte paguar në të holla 88.6 përqind të shumës për blerjen e objekteve të ndërtuara nga shteti komunist në tokën e familjes së tij, të grabitur 50 vite më parë.

 

Dhe ky vendim doli një muaj pasi ata kishin paguar 88.6 përqind të shumës për objekte të ndërtuara në tokën e konfiskuar për 50 vite më radhë”, tha ai.

 

Berisha u përfaqësua ligjërisht në seancën e parë gjyqësore nga avokatët e tij. Këta të fundit kërkuan kohë për t’u njohur me materialin e gjykatës, ndërsa këtë të mërkurë pritet të mbahet seanca e dytë. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe nuk i lejohet largimi jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *