Kandidati favorit ne garën presidenciale franceze, Emmanuel Macron është bombarduar nga pyetje të pakëndshme nga punonjësit e një fabrike në Amiens, pas vizitës në këtë të fundit të rivales së tij nga ekstremi i djathtë, Marine Le Pen.

 

Dy kandidatet janë përballur ne distance ne fabrikën ne mbyllje te kompanisë Wirpol. Macron eshte përballur ne vendlindjen e tij me pakënaqësinë e punonjësve te fabrikës, qe kane protestuar, duke djegur goma dhe duke hedhur thirrje kunder tij. Pak metra me tej, ndërsa Makro takohej me drejtuesit e sindikatës, Le Pen ka shkuar te vizitoje punonjësit, duke deklaruar se nese ajo do te zgjidhet ne krye te Elizese, nuk do te lejoje mbylljen e fabrikës dhe transferimin e saj ne Poloni.

 

Sondazhet e para, menjëherë pas raundit të parë, tregojnë se Macron, kandidat i lëvizjes “En Marche!”, do ta mposhtë me lehtësi Le Penin, e cila ka dhënë përkohësisht dorëheqjen nga posti i drejtueses së “Frontit Nacional”. Pikërisht per këtë arsye, ajo po përdor çdo forme per t’iu kundërvënë centristit, qe ka siguruar mbështetje te gjere.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *